Lajme

Osmani i adresohet sot Kuvendit të Kosovës

11/21/2024 07:51
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës ditën e sotme do të mbajë seancë plenare

Presidentja e Republikës së Kosovës do t’i drejtohet deputetëve në Kuvend në ora 09:30.

Me aktin më të lartë juridik të shtetit është e përcaktuar që sё paku një herë në vit kreu i shtetit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj.

Pas adresimit të Osmanit, do të nis seanca plenare me fillim nga ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës.

Në rend dite ka “Shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025“.