Lajme

Osmani homazhe në Prekaz: Betohemi para varreve të Jasharëve se do mbrojmë çdo cep të Kosovës

11/28/2024 15:44
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

E në fjalën e saj para mediave, ajo tha se para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe varreve të familjes së tij, u betua se çdo cep i Kosovës do të mbrohet pakompromis, njësoj si do të ruhet edhe liria dhe pavarësia e saj.

Këto homazhe u bën në datën e lindjen së Adem Jasharit, datë kjo që ka tri vlera për Kosovën, siç është Pavarësia e Shqipërisë dhe dalja e parë publike e UÇK-së.

“Ju uroj të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin, kjo festë e cila është simbiozë e disa datave historike të për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qëndresës historike për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, por për tu betuar edhe një herë para varreve të tyre, në vendin ku ata prehen përjetësisht, që do ta mbrojmë në mënyrë të pakompromis çdo cep të Republikës së Kosovës, lirinë dhe pavarësinë, dhe njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët gjithandej kudo që jetojnë ata, t’i kenë të drejtat e tyre të garantuara”, tha Osmani.

“Edhe një herë respekt i përjetshëm për komandantin Adem Jashari dhe për gjithë familjen Jashari”.