Lajme

Osmani falënderon presidentin bullgar për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

05/18/2024 19:40
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative, ka takuar sot presidentin bullgar Rumen Radev.

Presidentja Osmani ka thënë se presidentin bullgar e ka falënderuar për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Në takimin e sotëm në Sofje, më shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Postimi i plotë: