Lajme

Osmani: Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit

01/11/2026 12:09
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Enver Malokun, duke e cilësuar atë si intelektual të qetë, atdhetar dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi rolin e Malokut si zë i urtësisë dhe dinjitetit në kohët më të vështira, kontributin e tij në komunikimin politik të Kosovës me botën, si dhe kërkoi që autorët e vrasjes së tij të vihen para drejtësisë.