Lajme

Osmani: Ende mungon drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale

10/19/2023 20:03
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë që ende mungon drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe ndëshkimi për kryesit e këtyre akteve gjatë Luftës në Kosovës.

“Mungesa e drejtësisë për të mbijetuarit dhe ndëshkimi për kryesit që janë përfshirë në dhunë seksuale gjatë luftës ka pasoja të thella dhe që zgjasin”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Ne kurrë nuk duhet të dorëzohemi në luftën tonë për drejtësi”.

“Ne kurrë nuk duhet që të dorëzohemi në mbështetjen tonë për të mbijetuarit”.