Lajme

Osmani: Edhe banorë të fshatrave që kanë burim tjetër të furnizimit me ujë janë helmuar, rasti të trajtohet me urgjencë

07/13/2021 16:13
nga:Q R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit.

Ajo ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë.

“Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e që s‘janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajnojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit“, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se institucionet do të bashkëpunojnë çdo ditë me institucionet lokale që kjo gjendje të tejkalohet.

Ndërsa, bashkë me osmanin, edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar pacientët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Me këtë rast ajo ka kërkuar po ashtu që të gjendet burimi i këtij infeksioni.

Vjosa Osmani viziton të helmuarit në Deçan