Lajme

Osmani e shpërndan një pjesë të fjalimit të Biden ku përmendet Rusia dhe Ballkani

07/19/2022 21:59
nga:Astrit Gashi

Presidentes Vjosa Osmani i ka pëlqyer një deklaratë e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili të martën në mes tjerash, e mirëpriti hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shefja e shtetit e theksoi një pjesë të fjalimit të presidentit Biden ku veçanërisht përmendet Rusia dhe aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një Evropë të lirë dhe në paqe.

“Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion”, tha Biden në fjalimin e tij, që Osmani e ndau me publikun në Twitter.