Lajme

Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti në vizitën e saj në Slloveni

07/04/2022 17:54
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Slloveni. Ajo në këtë udhëtim zyrtar është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja solemne që iu bë asaj, ku e ka falënderuar presidentin slloven, Borut Pahor, për mikpritjen.

“Faleminderit për mikpritjen President Pahor. Kosova është e bekuar me miq si Sllovenia”.