Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.
Ajo e ka falënderuar ambasadorin Gudjev për angazhimin dhe përkushtimin.
“Në këtë takim, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Gudjev për angazhimin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë në mes dy shteteve, i cili ka kontribuar në avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si ekonomia, arsimi, kultura dhe mbështetja diplomatike. Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes bullgare në rrugëtimin euro-atlantik dhe në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.”