Lajme

Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës

02/17/2025 09:11
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në nder të Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Krerët e shtetit po ashtu ngritën flamurin e Kosovës, si dhe bënë homazhe te Memoriali i të Zhdukurve.

Ata priten të bëjnë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.