E para e shtetit, Vjosa Osmani ka theksuar se Serbia nuk ka gatishmëri ta njeh Kosovën, raporton Gazeta Blic.
”Përshtypja ime është që Serbia nuk ka vullnet ta njeh Kosovën”, tha ajo.
Osmani në RTK ka theksuar se është në interes të Kosovës që dialogu të përmbyllet me njohjen përfundimtare nga Serbia.
Presidentja e vendit ka folur edhe për takimin që kishte me të dërguarin e presidentit Biden për dialogun Kosovë- Serbi, Escobar, duke theksuar se SHBA ka garantuar se nuk preket funksionaliteti i shtetit tonë.
Osmani ka folur edhe për vendimin e ZRRE për tarifat e reja.
Ajo tha se komentet e Presidencës nga ZRRE janë marrë parasysh pjesërisht.
Osmani e ka vlerësuar si sukses ngritjen e bllok tarifave nga 600 në 800 kw dhe subvencionimin nga Qeveria./ Gazeta Blic


