Lajme

Osmani e drejtoresha e USAID nënshkruajnë marrëveshje prej rreth 35 milionë dollarë

09/15/2023 11:58
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 34.727 milionë dollarë.

Ajo është nënshkruar në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.

Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.