Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Prizren me rastin e festës së 23 prillit, e njohur në Kushtetutë si Dita e komunitetit turk në Kosovë.
Osmani është shprehur se diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të Kosovës.
“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! ?? Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.


