Lajme

Osmani dhe Kurti sot vizitojnë ushtarët e FSK-së në stërvitjen “Defender Europe 21”

05/28/2021 08:26
nga:M K

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, do të vizitojnë ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “Defender Europe 21”.

Pas përfundimit të ushtrimit “Defender Europe 21”, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do t’iu adresohen ushtarëve.

Ndërsa pas adresimit për ushtarët, Osmani dhe Kurti do të kenë deklarime për media.

“Gazetarët duhet të jenë në orën 09:45 në Aeroportin e Gjakovës, ndërsa transporti i gazetarëve nga Aeroporti deri te vend ushtrimi do të bëhet nga transporti i FSK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:

Sot seanca e radhës ndaj Gucatit e Haradinajt