Lajme

Osmani dhe Kurti pranojnë çmimin “Alumni Nderi” nga UP-ja

10/07/2025 14:00
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë nderuar sot me titullin “Alumni i Nderit” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ceremonia u mbajt në ambientet e UP-së, ku çmimet iu dorëzuan nga rektori i universitetit.

Presidentja Osmani u shpreh e emocionuar për këtë vlerësim, duke e cilësuar rikthimin në universitetin ku ka studiuar si një ndjenjë të veçantë.

“Ka diçka thellësisht të bukur në rikthimin e një ish-studenteje në universitetin e vet. Të rikthehesh në Universitetin e Prishtinës për të pranuar një nder nga ky tempull i dijes është emocion që nuk përshkruhet lehtë”, tha Osmani.

Ndërkohë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pranoi të njëjtin titull nga Universiteti i Prishtinës, si shenjë nderimi për kontributin e tij në jetën publike dhe politike të vendit.