Lajme

Osmani dhe Kurti përkrahin kampanjën për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

06/01/2021 15:36
nga:M K

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë përkrahur kampanjë e Handikos “Bëhu Mburoja ime!”, për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve.

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos ka vendosur dy instilacione, kukulla me thënie të fëmijëve të cilët janë viktima të dhunës në familje, raporton EO.

Ky instilacion është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Afrim Maliqi, drejtor i Handikos tha se fëmijët kanë të drejtë të jenë të lumtur dhe të gëzojnë të drejtat të barabarta.

“Fëmijët duhet të jenë të lumtur dhe të gëzojnë të drejtat, siç po i shihni këta fëmijë këtu.

Paragjykimet akoma ekzistojnë për këta fëmijë, qasja dhe pamundësia për të lëvizur lirshëm dhe legjislacioni që duhet bëjë më shumë për këta fëmijë”, tha Maliqi.

LEXO EDHE:

Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm në Bruksel