Lajme

“Osmani dhe Kurti në duart e Gjykatës Kushtetuese- një ‘fije peri’ i ndan nga rrëzimi prej pushtetit”

03/30/2023 11:55
nga:Y I

‘Presidentja e vendit mund të rrëzohet nga posti nëse Gjykata Kushtetuese vërteton se dy deputetë të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhë kundërligjshëm’

Kështu po deklaron avokati kosovar, Skënder Musa.

“Nëse vërtetohet se dy deputetë të Parlamentit të Kosovës janë zgjedhë në mënyrë të kundërligjshme, atëherë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës mund të kemi rrëzimin e presidentes pasi e njëjta është zgjedhur presidente me votat e atyre dy deputetëve dhe që në  fakt ‘de juro’ nuk ka të drejtë ta ushtrojë asnjë minut pozitës e Presidentes.Është kusht ligjor që deputetët të jenë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme kur votojnë për zgjedhjen e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e institucionit të Presidentit”, deklaroi Musa për “Gazeta Blic”

Në rrezik për t’u rrëzuar sipas avokatit Musa është edhe Qeveria e Kosovës.

Ai deklaron se nëse Qeveria është dekretuar nga një president i mëhershëm ka mundësi të mos rrëzohet por nëse është e dekretuar nga një president i zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, atëherë edhe qeveria bie.

“Sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, varet nëse zgjedhjen e Qeverisë  a e ka dekretu kjo Presidente apo ndonjë President tjetër . Nëse është dekretuar nga Presidenti i mëhershëm që ka qenë në detyrë ose nga ushtruesi i detyrës Qeveria ka mundësi të mos rrëzohet për shkak se ka numrin e votave. Por nëse është e dekretuar nga një president i zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, atëherë edhe Qeveria bie dhe duhet të zgjedhet qeveri dhe president tjetër nse ka vullnet nga shumica parlamentare që të vazhdojë me zgjedhjen e institucioneve.Duhet të shikohet mirë interpretimi i Kushtetutës a do shkohej në zgjedhje apo vetëm do të anulohej zgjedhja e Presidentit dhe Qeverisë dhe do të fillohej me të njëjtën shumicë që të zgjidhen institucionet e reja” deklaroi ai

Ankesa e ish-deputetit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, se dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga “Iniciativa Rome” janë zgjedhur kundërligjshëm, po shkakton një debat të madh publik.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtës Berishës, do të thoshtë rrëzim të Presidentes nga posti që ajo aktualisht mban.

Kështu po deklaron ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje.Ne kemi pasur tashmë një situatë të tillë, apo pak a shumë të ngjashme me këtë, rasti i ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe besoj që kjo situatë do të ishte bukur shumë e ngjashme edhe me atë situatë dhe me siguri që atëherë presidentja aktuale do të duhej të shkonte në rivotim apo konkretisht do ta humbte mandatin e presidentes sepse nuk do të ishte sigurt a i kishte ato vota të cilat i ka marrë kur është votuar para dy viteve, dhe pastaj do të duhej të shkohej në rivotim”, ka deklaruar Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së.

/Gazeta Blic/