Lajme

Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë

11/25/2024 22:31
nga:G C

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se lufta nuk është vetëm për gratë, por për familjet, shoqëritë dhe të ardhmen e vetë drejtësisë.

Në një postim në “X”, e para e vendit më tutje shkruan se “derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë”.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë – është për familjet, shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë. Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtetë e lirë”, ka shkruar presidentja.