Lajme

Osmani dekreton Ligjin për Arsimin e Fëmijërisë së Hershme

08/01/2023 16:56
nga:Sh R

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për Arsimin e Fëmijërisë së Hershme.

Përmes një postimi, Osmani ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit arsimor.

“Sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në parashkollor, aq më produktivë bëhen ata si të rritur”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e vendit ka përgëzuar ministrinë e Arsimit për punën e saj në këtë “ligj të rëndësishëm”.