Lajme

Osmani deklarohet pas takimit me ministren gjermane

09/16/2024 17:39
nga:G C

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ministrn gjermane për Evropën, Anna Lührmann.

Osmani bëri të ditur se me gjermanen pati një diskutim të mirë rreth tejkalimit të sfidave të përbashkëta.

E para e shtetit të Kosovës tha se aty u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë.