Lajme

Osmani – Dakës: Nuk më zbrapsin kërcënimet për dërgim në Kushtetuese

10/20/2021 18:01
nga:M K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur deklaratës së ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka thënë se do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e saj.

Këtë paralajmërim të Dakës, Osmani e ka cilësuar si “kërcënim”, që sipas saj nuk do ta zmbraps.

“Mua nuk do të mund të më zmbraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese.

Mbi të gjitha kam mandat të qartë popullor dhe nga kjo nuk do të tërhiqem në asnjë moment”, ka thënë Osmani.