Lajme

Osmani: Çdo votë tash e tutje të shërbejë si urë drejt Evropës

04/30/2024 21:56
nga:Y I

Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, në një intervistë e për RTK lidhur me zgjedhjet presidenciale në raundin e parë,por edhe për çështje të tjera.

Ai, për rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve, tha se ishte një betejë legjitime ndërmjet Frontit Evropian dhe VLEN, ku shqiptarët u përcaktuan për përfaqësimin e tyre politik.

“Tanimë, në raundin e dytë të zgjedhjeve , ku do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe tanimë nuk ka më betejë ndërmjet kampeve shqiptare, por është një nevojë e fuqizimit e tanimë fituesit të raundi të parë karshi nacionalizmit në ardhje q po paralajmëron rrezikimin e çdo të arriture viteve të fundi”, deklaroi Osmani, teksa shtoi se edhe në këto zgjedhje u pa se qytetarët ende votojnë brenda kampeve etnike, pavarësisht zotimit tonë se këto zgjedhje do të jenë të fundit të drejtpërdrejta e që mbetet një zotim që duhet realizuar në të ardhmen, që të jetë një president i zgjedhur me konsensus nga Parlamenti.

Osmani, duke qenë edhe në funksionin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, u shpreh i kujdesshëm në deklaratat e tij, lidhur me ndasinë e votuesve shqiptarë atje, që pamundësoi shkuarjen në balotazh, siç tha ai, për të ruajtur raportet shtetërore.

Lidhur me këtë ai përmendi anëtarë të partive politike në Kosovë që janë futur në listën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

“Skena politike këtu është e konsoliduar. Votuesi shqiptar në Maqedoni të Veriut është një ndër më të pjekur politikisht”, deklaroi Osmani, duke shtuar se votuesi ka kaluar në një proces politik dhe nuk bien kollaj në ndikime të tilla, por që shtoi ai ka ndikuar në rritjen e supremacisë etnike, duke kërkuar arritjen e 61 deputetëve për t’i përjashtuar shqiptarët nga vendimmarrja.

Ai përmendi Mickoskin i cili kishte deklaruar se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, partia e tij ka në dispozicion shqiptarët e tij të preferuar, e që sipas tij është turpi i skenës politike shqiptare, nëse ndodh kjo.

“Arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut mund të jetë libër, udhërrëfyes për çdo revolucionar në botë për të promovuar të drejtat e popujve të shtypur”, theksoi Osmani.

Duke folur për raundin e dytë të zgjedhjeve, Osmani tha se do të jetë betejë mes izolimit dhe integrimit evropian.

Ai, më tej, shtoi se çdo votë tash e tutje të shërbejë mur kundrejt nacionalizmit maqedonas dhe urë drejt Evropës, teksa vuri në dukje interesat gjeopolitike të superfuqive në botë, ndërmjet NATO-s dhe Rusisë në rajon.

Osmani: Ndihem krenar për kontributin kundrejt Kosovës dhe rajonit

Lidhur me Frontin Evropian, Osmani tha se prej tash shqiptarët, duhet të punojnë me dy duar, një për shqiptarët e një për komunitetet joshumicë që ua besuan të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Ndërkaq lidhur me kritikat e disa zyrtarë të Qeverisë së Kosovë kundrejt tij si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut , sa ishte edhe kryesues i OSBE-së, për propozimin e tij për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, Osmani u përgjigj se nëse ka qenë ashtu, sikundër pretendojnë ata, pse nuk kanë reaguar me kohë, por nëntë muaj më vonë.

Ai tha se ndjehet rehat dhe krenar në kontributin e tij, si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, kundrejt Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.