Lajme

Osmani bisedon me Begajn për sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e Gramshit

08/21/2022 14:55
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj,  për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e Gramshit.

“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi”.

“Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka thënë Osmani në Twitter.