Lajme

Osmani arrin në Japoni për Lojërat Olimpike 2020

07/22/2021 14:12
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Japoni për t’i përcjellur nga afër Lojërat Olimpike Tokjo 2020.

Këtë e bëri të ditur Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Arritja në Tokjo, gati për Lojërat Olimpike”, ka shkruar Osmani në fotografinë e saj  të publikuar.

Kosova në Japoni ka shkuar me 11 sportistë që janë duke e përfaqësuar vendin në xhudo, boks dhe mundje.