Lajme

Osmani: Anëtarësimi në NATO, çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare

10/14/2025 13:11
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

E para e shtetit ka falënderuar Perestrellon për nominimin e tij për çmimin për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që ka ndarë vlerësimin për presidenten si dhe për të gjitha gratë e Kosovës.

“Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar – një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik”, thuhet në njoftimin e presidentes.

Madje, ajo ka bërë të ditur se ka rikonfirmuar se Kosova do të shfrytëzojë këtë mundësi për anëtarësim në NATO.

“Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”, tha ajo ndër të tjera./teve1.info.