Lajme

Osmani: Aleancën me SHBA-në synojmë ta forcojmë edhe me shumë bashkë me Presidentin Trump

04/10/2025 11:10
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një intervistë të cilën e ka dhënë ditë më parë për një influencer australian, Mario Nawfal, e ku ka folur për aleancën e Kosovës me SHBA-në dhe kontributin e Amerikës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Osmani ka thënë se këtë aleancë me SHBA-në, Kosova synon ta forcojë edhe më shumë me presidentin Donald Trump dhe Administratën e tij.

“Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne! Këtë aleancë synojmë ta forcojmë edhe më shumë bashkë me Presidentin Trump dhe Administratën e tij”, ka shkruar Osmani.