Lajme

Osmani: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

09/24/2025 14:12
nga:N K

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në përvjetorin e rënies heroin dhe rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook, Osmani ka pohuar se Bunjaku ra ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës”.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm”- shkroi Osmani në Facebook.

“Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku”!- përfundoi Osmani.