Lajme

Osmanaj takohet me struktura të nëndegëve LDK-së, në disa fshatra të Gjakovës dhe Prizrenit: Shumë nevoja të qytetarëve kërkojnë ndryshime urgjente

12/27/2024 14:38
nga:Sh R

Shaban Osmanaj është kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 98 në listë, raporton Gazeta Blic.

Osmanaj gjatë një takimi me struktura të nëndegëve të LDK-së, në disa fshatra të Gjakovës dhe të Prizrenit, biseduan për ndryshimet e nevojshme që duhet të bëhen në këtë zonë.

Ndër të tjera ai thotë se shumë nevoja të qytetarëve kërkojnë ndryshime urgjente.

Postimi i plotë:

Gjatë një takimi me struktura të nëndegëve LDK-së, në disa fshatra të Gjakovës dhe të Prizrenit që përfshijnë zonën e Hasit, biseduam për ndryshimet e nevojshme që duhet të bëhen edhe në këtë zonë.

Diskutuam prioritetet që duhet të renditen dhe të zgjidhen pas datës 9 shkurt 2025, sepse shumë nevoja të qytetarëve kërkojnë ndryshime urgjente.

LDK do të bëjë NDRYSHIMIN!

LDK
#98