Lajme

Osmanaj prezanton zotimet e LDK-së – Sigurimet shëndetësore prioritet kryesor

02/07/2025 18:23
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shaban Osmanaj ka folur për zotimet e partisë së tij, në rast se fiton qeverisjen e vendit, shkruan GazetaBlic.

98-shi i LDK-së thotë se zotimi i parë është sigurimi shëndetësor, që sipas tij qysh në vitin e parë do të fillojë procesi i këtij sigurimi.

“LDK-ja dhe me kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhikun është zotuar që vitin e parë do të fillojë me sigurimet shëndetësore. Nëse Lumir Abdixhiku I cili pretendon me marrë poztiën e kryeministrit e Repubilikës së Kosovës nuk e realizon, nuk e bë funksional brenda katër viteve, unë si deptuet që do të jem në parlamentin e Kosovës nuk kam arsyeje që të dal para elektoratit dhe të them: Ju lutem e kam për katër vitet e ardhshme, ju lutem me votoni prap, sepse është e mundshme, është e realizueshme”, tha ai.

Po ashtu, Osmanaj ka folur për angazhimet e LDK-së në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se do të angazhohen për një kuadër profesional shëndetësor të fortë.

Ai po ashtu theksoi se si profesionist shëndetësor me diplomë, LDK-ja do të sigurojë punësim dhe pagë për profesionistët e licencuar, për të paktën gjashtë muaj pas marrjes së licencës.

“LDK-ja do të angazhohet në kuadrin professional shëndetësor sepse nëse unë gjashtë vite e kryej faklutetin e shëndetësisë dhe pas kësaj licensohem dhe rri në shtëpi, cila është motivi që unë të marrë këtë drejtim. LDK -ja zotohet se në gjashtë muajët e parë, pas marrjes së licensës ti ofrojë secilit profesionist që ka mbaruar studimet dhe është licencuar si mjek I përgjithshëm të merr pagë si I punësuar, minimum për gjashtë muaj. Pastaj, kjo  ejep hapësirën e mundhsme që të angazhohet në institucione të ndryshme shëndetësore. E dyta, LDK-ja ka prirje edhe për edukimin e vazhdueshëm professional, specializimit. Nëse ju kujtohet, në kohën  e qeverisjes Zemaj është kritikuar çështja e ndarjes së specializimit, por kjo po shihet se ka qenë vertetë e arsyeshme dhe ënse shteti nuk ta siguron mundësinë e ngritjes së mëtutjeshme profesionale, atëherë cila është arsyeja që unë të qëndroj në Kosovë, si profesionist shëdnetësor”, potencoi ai.