Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar takim me qytetarët në Lipovec të Hasit.
Kandidati për depuet nga radhët e LDK-së, Shaban Osmanaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se Hasi dhe LDK janë përherë një.
Osmanaj falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen e madhe që kanë ndaj LDK-së.
Postimi i plotë:
Është e vërtetë, Hasi e LDK janë përherë një. Të dyja janë çu në këmbë për një kryengritje që përkon me qytetarët, të djathtë e të realizueshme, mirëqeverisje e njerëz punëtorë.
I impresionuar sa s’ka, organizim që të mahnitë! Ju jam mirënjohës pafund!
Nga ky tubim këtu ju them haptazi; Lumir Abdixhiku kryeministër i Kosovës e unë zëri juaj i pandalshëm në kuvend!
Lidhja Demokratike e Kosovës ✔️
Dr. Shaban Osmanaj 9️⃣8️⃣✔️