Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë.
Sipas përditësimit të fundit, deri tani janë numëruar 26,02% e votave.
Në listën e Vetëvendosjes, janë duke marrë deri më tani numër të konsiderueshëm votash edhe dy emrat e shumë-përfolur gjatë fushatës, hoxhë Osman Musliu dhe feministja Adelina Tershani.
Osman Musliu ka 6,226 vota deri më tani.
Teksa në anën tjetër, Adelina Tershani, ka marrë 2,754 vota deri më tani.


