Sporti

Osimhen ‘shpërthen’ ndaj agjentit të Kvaratskhelia: Mbaje emrin tim larg nga goja jote

01/10/2024 12:43
nga:Mergim Rreci

Pas deklaratave të Mamuka Jugel, menaxherit të Khvicha Kvaratskhelia , se Osimhen do të shkojë në Arabinë Saudite në verë, përgjigja e sulmuesit nigerian nuk vonoi shumë.

“I dashur Jugeli, ti je një plehër. Më vjen turp nga mënyra se si arsyeton. Mbaje emrin tim larg nga goja jote”, ka shkruar futbollisti në Instagram, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërkohë, agjenti i Osimhenit, Roberto Calenda, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me deklaratat e sipërpërmendura të Mamuka Jugel: “Të gjithë duhet të shikojnë shtëpinë e tyre dhe të respektojnë punën e të tjerëve. Nuk është e drejtë të flasim për të ardhmen e lojtarëve të tjerë. Kjo krijon keqkuptime dhe probleme, si dhe parashikime fatkeqe. Fjalët e pretenduara të agjentit Mamuka Jugeli janë të këqija, sipërfaqësore dhe të papranueshme. Këto fjalë i krijojnë probleme lojtarit tim Victor Osimhen mes tifozëve të Napolit pa asnjë arsye dhe realitet. Ne sapo kemi nënshkruar një rinovim të kontratës dhe dëshira e vetme e Victor, përveç Kampionatit të Kombeve Afrikane, është të ndihmojë Napolin. Gjëra e tjera janë mbeturina”, përfundoi ai.