Napoli ka konfirmuar se Victor Osimhne ka pësuar një lëndim në kofshë ndërsa ishte jashtë në detyrë ndërkombëtare, që do të thotë se ai do të mungojë në një numër të madh të ndeshjeve të ardhshme të ekipit italian.
Osimhen kishte pësuar dëmtim gjatë barazimit 2-2 të Nigerisë kundër Arabisë Saudite të premten dhe që atëherë është larguar nga kampi për t’u kthyer në Napoli për ekzaminime mjekësore.
Një deklaratë e postuar në faqen zyrtare të klubit të Napolit konfirmoi se sulmuesi ka pësuar një dëmtim të shkallës së mesme të biceps femoris në kofshën e tij të djathtë.
Pritet që Osimhen të mungojë për të paktën tre nga ndeshjet e ardhshme të Napolit, megjithatë, Sky Sport Italia ka vënë në dukje se koha e zakonshme e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi është zakonisht rreth katër deri në gjashtë javë.
Rudi Garcia tani do të duhet të luajë pa golashënuesin e tij kryesor, minimalisht, për ndeshjet e ardhshme kundër Hellas Verona në Serinë A, si dhe udhëtimin e Champions League në Union Berlin, si dhe ndaj Milanos fundjavën në vijim.
/GazetaBlic Sport


