Sporti

Osimhen në radarin e Bayernit

10/28/2021 14:56
nga:E K

Bayern ka në radar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Sipas faqes “Calciomercato“, sezoni i bujshëm që sulmuesi i ri po kalon në skuadrën italine nuk ka kaluar nga vëzhguesit e skuadrës së Bayernit, përcjell GazetaBlic Sport.

Osimhen ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje deri tani për Napolin.

Pengesa kryesore do të jetë bindja e Napolit që të heqë dorë nga Osimhen, pasi ata nuk do heqin dorë nga sulmuesi i tyre për më pak se 100 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/