Sporti

Osimhen në dyshim për ndeshjen ndaj Barcelonës!

02/18/2024 08:59
nga:Lorik J

Napoli mund të jetë pa Victor Osimhen ndaj Barcelonës në 1/16 e Ligës së Kampionëve pasi sulmuesi humbi barazimin 1-1 me Genoan në Serie A për shkak të lodhjes.

Osimhen u rikthye në klubin italian pasi ndihmoi Nigerinë të arrinte në finalen e Kupës së Kombeve Afrikane, të cilën e humbën 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë të dielën e kaluar.

“Sipas tij dhe sipas mjekëve, ai është në formë të dobët. Duke u kthyer nga Kupa e Kombeve të Afrikës, nuk do të ishte zgjidhja më e mirë të rrezikonim dhe ta linim të luante nga një çerek ore deri në 20 minuta, kështu më tha doktori”, tha Walter Mazzarri për DAZN.

“Sot ishte i pushuar, por nesër do të stërvitet. Shpresojmë ta kemi gati për Barcelonën, por pjesëmarrja e tij nuk do të jetë e sigurt. Që kur kam ardhur në skuadër, ai nuk ka qenë kurrë në dispozicion. Ai ishte i lënduar, duhej të rikuperohej gradualisht dhe më pas u nis për në Kupën e Kombeve të Afrikës”, shtoi Mazzari.