Sporti

Osimhen në dyshim për gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

02/06/2024 17:55
nga:Lorik J

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen është në dyshim për gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Afrikës së Jugut për shkak të problemeve shëndetësore.

Lojtari i Napolit ndjeu dhimbje në stomak, ndaj u ndalua për ekzaminime mjekësore dhe ka gjasa të humbasë ndeshjen gjysmëfinale kundër Afrikës së Jugut.

Osimhen ka shënuar një gol dhe ka një asistim në pesë paraqitje në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ndeshja mes Nigerisë dhe Afrikës së Jugut do të luhet të mërkurën në orën 18:00 në Buake.

Nigeria është tre herë kampione e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe nëse mposht Afrikën e Jugut, do të kualifikohet në finale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë-DR Kongo.

/GazetaBlic Sport