Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është gati për Kupën e Kombeve të Afrikës.
“Unë do të jem 100% i disponueshëm për Kupën e Afrikës, nëse nuk qëndroj jashtë skuadrës së zgjedhur për të përfaqësuar Nigerinë”, shkroi Osimhen.
I will be available for AFCON?unless if am not among the players picked to represent NIGERIA.
— victor osimhen (@victorosimhen9) December 21, 2021
‘Super Eagles’ ende nuk kanë emëruar skuadrën për Kupën e Kombeve, e cila fillon më 9 janar.
Osimhen iu nënshtrua një operacioni në mollëzën e tij dhe në gropë të syrit më 23 nëntor, pasi kishte pësuar fraktura në humbjen 3-2 nga Interi dy ditë më parë.
/GazetaBlic Sport


