Oma Akatugba, gazetari i sportit nga Nigeria mund të jetë një nga personat më me fat në botën e futbollit.
Akatugba i cili ishte prezent në ndeshjen e javës së kaluar mes Napolit dhe Eintracht Frankfurtit në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, ku pas ballafaqimit mori një dhuratë të veçantë nga sulmuesi Victor Osimhen, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen i cili shënoi dy gola – u shpall futbollisti i ndeshjes dhe mori çmimin simbolik nga UEFA.
Megjithatë, pas ndeshjes Osimhen ia dhuroi këtë çmim gazetarit Oma Akatugba, i cili shprehet shumë i lumtur me këtë dhuratë që iu ofrua.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme një çmim aq prestigjoz të kompeticionit më të madh në botë për klube, Champions League. Ndihem shumë special dhe mjaft me fat që kam në duar një çmim të tillë”, tha Akatugba për ‘GazetaBlic Sport”.
Ai më pas zbuloi se si erdhi deri tek momenti që Osimhen të ia dhuronte çmimin e madh.
“Ishim duke ngrënë darkë pas ndeshjes dhe e urova për çmimin, teksa më pas Osimhen më tha nëse dua ta shijoj atë, teksa unë normalisht pranova. Pasi përfunduam darkën, ai e nxorri çmimin nga makina dhe ma dhuroi, ishte diçka shumë speciale për mua”, zbuloi gazetari i njohur.
Në fund, Akatugba poashtu potencoi edhe shansat që ka Napoli sivjet ta fitojë kompeticionin më të madh në futboll, Ligën e Kampionëve.
“Napoli është skuadra më e mirë në Champions League këtë sezon, siç tha edhe Pep Guardiola. Ata poashtu besojnë se mund ta fitojnë. Kemi parë Porton ta fitojë dhe Monacon të befasojë deri në gjysmëfinale. Kanë kualitet dhe lojtarë si Osimhen dhe Kvaratskhelia që janë mjaftueshëm të mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/
Aren’t I the luckiest guy alive ? Having a feel of the man of the man gong for the UEFA champions league game against Eintracht Frankfurt. Victor Osimhen became the first Nigerian to score a brace in a UEFA champions league knockout game . Thanks a lot as always @victorosimhen9 pic.twitter.com/5w9qHa9Hxk
— Oma Akatugba (@omaakatugba) March 16, 2023


