Sporti

Osimhen e Zielinski drejt Arabisë, Napoli ka gati zëvendësuesit

08/07/2023 20:00
nga:E K

Arabia Saudite vijon të shqetësojë Napolin, pasi Al Ahli paraqet ka paraqitur një tjetër ofertë për kartonin e polakut Zelensky, teksa së fundi ka shfaqur interes edhe për sulmuesin nigerian Viktor Osimhen.

De Laurentiis nuk ka ndërmend t’i shesë, megjithatë e di mirë që përballë ofertave joshëse do ët jetë e vështirë, ndaj ka nisur të studiojë tregun për të pasur gati alternativat.

Kështu në mesfushë po ndiqen me interes Teun Koompeiners i Atalantës, të cilin bergamaskët mund ta shesin për 30 milionë euro. Për më tepër, mesfushori holandez njeh mirë kampionatin italian dhe do të ishte një përforcim me vlera për trajnerin Garsia.

Po për mesfushën, ndiqet me interes edhe i riu i talentuar i Celta Vigos, Gabri Veiga, që gjithsesi mbetet një bast, pasi varet sa do të përshtatet në kampionatin italian.

Sa i përket sulmit, nëse largohet Osimhen, atëherë i përzgjedhuri është amerikani Jonathan David, i cili luan te francezët e Lille, por kartoni i tij vlerësohet të paktën 60 milionë euro nga klubi francez.