Sporti

Osimhen: E dua Napolin dhe nuk e kam problem të qëndroj

06/05/2023 11:08
nga:Lorik J

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ka folur për të ardhmen e tij.

24-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i Serie A dhe u votua gjithashtu si sulmuesi më i mirë i ligës dhe ndihmoi Napolin të fitonte “Scudetton” e tyre të parë pas 33 vitesh.

“Kemi pasur një sezon fenomenal. Fitimi i kampionatit italian është arritja kryesore në karrierën time për momentin. Jam krenar për gjithçka që kam arritur, por nuk do të ndalem me kaq. E ardhmja ime? I takon presidentit të klubit. Unë e dua Napolin, jam shumë i vlerësuar këtu. Nuk e kam problem të qëndroj, por varet nga presidenti ynë, jo unë”, ka thënë Osimhen.