“Në burg ne ose ai nuk do të mund të punoj më në zyre (Albin Kurti)” kështu përgjigjet Faton Klianku nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur pyetet për projektligjin e ri që mundëson ndryshimin e pagës minimale në vend e ku veteranët e UCK nuk janë të përfshirë në këtë ligj raporton Gazeta Blic.
Aktualisht me ligjin që është në fuqi një veteran i luftës merr pension mujorë në vlerë prej 170 eurove.Një ligj tjetër që kurrë nuk është zbatuar është ai për kategorizimin e pjesëtarëve të UÇK-së e që këtu po t`u zbatonte pensionet e veteranëve do të ndryshonin varësisht periudhës kohore që ishin pjesë aktiv e luftës së fundit.
Protesta e organizuar dje nga veteranët e UÇK-së para Kuvendit të Kosovës e që në fund ‘dolën’ fitues’ e ku projektligji që mundëson pagën e re minimale në vend nuk kaloi në lexim të parë në organin më të lartë legjislativ në vend.
Në këtë projektligj nuk janë përfshirë ngritja e pensioneve për veteranët e luftës e ku me pensionin aktual prej 170 eurove veteranët vlerësojnë se nuk mund t`ia dalin.
Protestën, Klinaku po e llogaritë si mjet demokratikë “të lehtë”, e ku në rast se si i tillë projektligji për pagën minimale si i tillë shkon në Kuvend, veprimet që do të marrin veteranët do të jenë fortë më të rënda se protesta.
“Ka mu detyru me shku në shpi se edhe në burg le të shkojmë se kemi probelme. Albin Kurti po bon hajgare punë. Albin Kurti nëse kapet me veteranë ka me shku prej shpije se me punu s`ka me mujt. Ose në burg të gjithve ose me punu në zyre nuk ka me mujt”, thotë Faton Klinaku për Gazeta Blic.
Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demorkatike e Kosovës por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kundërshtuar ashpër dje në seancën e Kuvendit të Kosovës futjen si pikë të rendit të ditës së këtij projektligji në Kuvend.
Më i ashpri ka qenë Ramush Haradinaj i cili ka kërkuar që projektligji si i tillë të kthehet mbrapsht në Qeveri e ku më pas të gjendet mundësia bashkë me veteranët dhe palët e tjera, që veteranët të përfshihen në ligj që do t`iu mundësonte rritjen e pensioneve krahas pagës minimale në vend.
Të tri partitë opozitare kanë pasur një emërues të përbashkët se veteranët nuk po trajtohen dinjitetshëm dhe e paga që marrin në vlerë prej 170 eurove është e pamjaftueshme për shumë arsye, e njëra nga to është edhe ngitja e çmimeve të produkteve elementare në vend.
Gjatë kohën kur veteranët po protestonin e tentuan të hynin në Kuvendin e Kosovës, ka qenë deputeti i PDK Hisen Berisha, ish gjeneral lufte që ka kërkuar nga veteranët të protestojnë të qetë e mos të thyejnë asgjë nga prona publike e hiq më pak të kenë ndonjë telashe me njësitet speciale të policisë së Kosovës të cilët dolën në hyrje të Kuvendit duke pamundësuar futjen e veteranëve brenda objektit.
“Ne duhet te jemi ata që do të luftojmë për juve brenda Kuvendit që ky ligj mos të kaloj. Ky ligj nuk do të kaloj”, kishte thënë ndër të tjera Berisha në fjalimin para veteranëve protestues.
Gjithçka që dihet deri tani është se projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale në vend nuk kaloi në lexim të parë për shkak të presioni të veteranëve dhe kundërshtimeve nga partitë opozitare.
Se çka do të ndodh me këtë projektligj nuk dihet, por që ajo që dihet është se veteranët në rast se nuk përfshihen në të, e që do t`iu mundësonte pagën mujore ne 250 euro, është se këta të fundit do ta kundërshtojnë në çfarëdo mënyre pa përjashtuar edhe bllokimin e Qeverisë dhe zyrën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti./GazetaBlic/


