Lajme

OSBE vlerëson profesionalizmin e Policisë, KQZ-së e PZAP-së në organizimin e zgjedhjeve

12/31/2025 07:52
nga:Y I

Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar si të rëndësishme dhe profesionale punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Policisë së Kosovës në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një postim në

“>rrjetin “X”,

ambasadori McGurk tha se këto institucione punuan në mënyrë profesionale, efikase dhe të sigurt.

“Ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim, puna e tyre mbetet thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës dhe besimin e publikut”- ka shkruar ai.