Sporti

Osasuna – Real Madrid, formacionet e mundshme

04/20/2022 11:55
nga:Mergim Rreci

La Liga vjen me disa ndeshje intersante sot.

Real Madridi zbret në fushë, atje ku do të përballet me skuadrën e Osasunas, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet në “El Sadar Stadium”, atje ku vendasit tradicionalisht kanë treguar paraqitje të mira.

Real Madridi po shkëlqen në javët e fundit dhe këtë gjë e dëshmoi edhe ndaj Sevillas javën e kaluar, andaj pritet që ky takim të jetë shumë interesant.

Gareth Bale nuk do të luaj për madrilenët në këtë takim.

Ja formacionet e mundshme.

Osasuna: Herrera; Vidal, Hernandez, Garcia, Angel; Moncayola, Brasanac, Torro, Sanchez; Avila, Budimir.

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Alaba, Militao, Carvajal; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius