Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Orlando përmes një postimi në Twitter ka thënë se me kreun e qeverisë ka diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit para vizitës që ministri i Jashtëm i Italisë pritet të zhvillojë në Kosovë.
“Pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin Albin Kurti sot, për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm në funksion të vizitës që pritet të zhvillojë ministri i Jashtëm, Luigi Dimaio në Kosovë”, ka shkruar ambasadori italian.
Had the pleasure of meeting Prime Minister @albinkurti today to discuss current developments & opportunities to expand our excellent partnership in view of Minister @luigidimaio's upcoming visit to #Kosovo.
?????? pic.twitter.com/gnBrmA922O
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) June 19, 2021