Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot përmes një videomesazhi ka thënë “rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës” në vend.
Ndaj kësaj deklarate të kryeminsitrit Kurti, ka reaguar kryetari i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë në diasporë “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi.
Oroshi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë këto dy vite për krijimin e terrenit për kthimin e diasporës në Kosovës.
Ai thotë se rezultatet e Qeverisë janë zero në këtë aspekt.
“Sa i përket deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës për kthimin e Diasporës për të jetuar në Kosovë kjo ide është në kokat e çdo mërgimtari të gjeneratës së parë. Por shtrohet pyetja : Çka kanë bërë Institucionet e Kosovës për mbi 20 vjet dhe çka bëri Qeveria Kurti për këto dy vjet? Rezultati është zero në përgaditjen e terenit për kthimin e mërgatës”
Oroshi pati disa këshilla për kryeministrin Kurti se si të krijohen kushtet për investimin e diasporës në Kosovë.
Ai tha se nuk duhet të bëhen takime shterpë pa asnjë rezultat.
“Si veprimtar i vjetër tash e 33 vjet në shërbim të çështjes kombëtare kam disa këshilla për kryeminstrin e Kosovës: E para që qeveria e Kosovës të krijoj kushtet për rininë që është ende në Kosovë t´iu sigurohet çështja e punësimit në vend.E dyta të krijohen kushtet për investimin e mërgatës shqiptare në Kosovë dhe jo vetëm të organizohen takime shterpë me ata që vetëm thirrën në emër të diasporës dhe asnjë gozhdë nuk e kanë ngulur në Kosovë qoftë në aspektin e zhvillimit, ndërtimit e mos të flasim në aspektet intelektuale dhe botuese siç ka bërë e po bën Shoqata “Trojet e Arbrit“ e cila tash po e luanë rolin e dy akademive shqiptare në mungesë të vizionit kombëtar që ka Akademia e Shkencave në Shqipëri dhe Akademia e Shkencave në Kosovë.Dhe jo vetëm që nuk po përkrahët aktiviteti i kësaj shoqate por projektet kombëtare edhe pengohën siç është rasti i bllokimit të dhënies se lejës për projektin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.E për këtë Kryeministri Kurti duhet ta pyes Ministrin e Kultureë, Rinisë dhe Sportit se pse bllokohën projektët kombëtare që janë projekte të vijës Evropiane në Kosovë” deklaroi Oroshi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Nue Oroshi, Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë në diasporë “Trojet e Arbrit”
Vitet e fundit Kosova është përfshirë nga një ‘valë’ e lartë e emigrimit të të rinjve kryesisht për shkak të mungesë së punësimit në vend.
Ditë më parë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, largimin e të rinjve nga vendi e konsideroi si diçka “normale”.
“Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Evropian nuk janë të lidhur me Bashkimin Evropian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”, tha Bislimi ditë më parë raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


