Showtime

Oriola mbështetje e fortë për Trixën, ja çfarë fjalë i dedikoi

12/12/2021 20:37
nga:G C

Kohëve të fundit njëra nga banoret e shtëpisë BBV ka qenë mjaftë shumë e përfolur në rrjetet sociale, ajo u kritikua shumë, Beatrix Ramosaj emri i së cilës ishte në top nga mediat rozë.

Afrimiteti i saj me Donaldin, puthjet, përkëledhjet, e përqafimet janë arsyeja pse ajo u kritikua në rrjetet sociale, pasi që publiku nuk e përkrahë aspak këtë çift, por edhe mbështetjet nuk munguan.

Modelja e njohur Oriola Marashi së fundmi ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku në foto është së bashku me Trixën.

“Të dua zemër, do të kalojë kjo”,  ishte mbishkrimi i fotos nga Oriola./GazetaBlic/