Orinda Huta, ka pësuar aksident ditë më parë.
Këtë e bëri të ditur vetë ajo përmes ‘Instagramit’.
Në postimin që ka ndarë ajo shkroi se po ngiste një skuter me shpejtësi të parrezikshme kur ra dhe është lënduar.
Ajo shkroi se lëndimi çdo ditë po shkon e po bëhet më keq dhe këto tri ditë e ka pasur shumë të vështirë të lëvizë dhe të kryejë obligimet ditore.
Ajo ka bërë thirrje që të bëjmë kujdes kur ngasim skuter sepse në rast aksidenti lëndimet mund të jenë edhe më serioze sa ky i Orindës.
“Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”, shkruan ajo.



