Showtime

Orinda Huta dhe Adrola Dushi bien pre e grabitjes në Romë

05/14/2024 22:08
nga:Y I

Këngëtares dhe moderatores Orinda Huta i ka ndodhi diçka e pakëndshme ditën e sotme.

Moderatores duket se i kanë grabitur valixhen që kishte në makinë në Romë.

“Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund”, shkruan ajo në një postim në ‘instastory’, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Një situatë e ngjashme i ka ndodhur edhe modeles Adrola Dushi.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Adrola ka bërë me dije se teksa ka qenë një një udhëtim në Romë, ajo ka rënë pre e vjedhjes.

Adrola poston në Instagram fotografinë një pasaporte emergjente që është pajisur për shkak se i kanë vjedhur atë origjinalen.