Aventura e Divok Origit në Milano është e destinuar të zgjasë vetëm një vit.
Sulmuesi u afrua me bujë te Milani, megjithatë ai nuk mundi të përshtatej dhe për rrjedhojë, klubi do ta shesë në verë.
Një lëvizje e tillë pritet t’i sjellë ta ardhura “Djallit” me këta të fundit që po planifikojnë të bëjnë disa afrime në merkaton e verës.
Sipas raportimeve të medieve italiane, interes për Origin kanë shfaqur dy klube të Premier League, Aston Villa dhe Ëest ham, por edhe disa klube në Superligën turke.