Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi u shpreh i lumtur me fitoren e ekipit të tij ndaj Florianas.
Ballkani triumfoi sonte në kryeqytet me rezultatin 4:2 ndaj Florianas në raundin e dytë kualifikues të Conference League, me dy golat e Adetunjit dhe dy të Bleart Tolajt, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Shehi tha se fitorja është e rëndësishme, pasi skuadra nuk e nisi mirë.
“Fitorja është e rëndësishme, aq më tepër se e nisëm keq, dy herë ishim në disavantazh dhe kjo ta vështirëson, por me përqëndrim të madh dhe forcë e karakter dhe disa ndryshime të vogla u bëmë të rrezikshëm. Fitorja na kënaq, por nuk ka përfundu asgjë, na pret edhe një ndeshje tjetër në Maltë”, tha Shehi për ‘GazetaBlic Sport’.
Shehi tha se objektivi i vetëm i Ballkanit është kalimi tutje.
“Do jetë e vështirë, sepse kundërshtari luan me bar sintetik, do shkojmë për të korigjuar gabimet që kemi, por objektiv të qartë kemi kualifikimin”, përfundoi Shehi.
/GazetaBlic Sport/


